Ndërlidhjet

JERUSALEM


Kryeministri i Izraelit Ariel Sharon tha se përgatit një plan të ri për tërheqjen nga Rripi i Gazës, një javë pasi partia e tij Likud e hodhi poshtë planin e mëparshëm për tërheqjen nga Gaza.
Sharon gjithashtu i tha kabinetit të tij se e ka shtyrë vizitën në Shtetet e Bashkuara, të planifikuar për 14 dhe 15 Maj.
Zëvëndës kryeministri izraelit Yehud Olmert tha se Izraeli megjithate duhet të gjejë mënyrën për ta miratuar planin e Sharonit, përkundër kundërshtimeve të Likudit.
"Mendoj se është absolutisht e qartë që qeveria e Izraelit duhet ta ndryshojë status-quo-në, e cila nuk është në interesin tonë. Plani nuk u mbështet, por nuk e dij nëse ai ka alternativë, prandaj duhet gjetur mënyrën për ta miratuar", tha Olmert.
Ndërkohë, raportohet se zyrtarët e lartë palestinezë sot janë takuar për të diskutuar tërheqjen eventuale të Izraelit nga Gaza.
XS
SM
MD
LG