Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeministri britanik Tony Blair ka thënë se abuzimi i të burgosurve irakianë ka dëmtuar së tepërmi, por megjithatë po merren masat për të ndëshkuar autorët.
"Lidhur me raportin e Kryqit të Kuq incidentet e keqtrajtimit nga ana e ushtarëve britanikë, po hetohen. Më duhet të theksoj se sa i përket trupave britanike nuk ka të dhëna për keqtrajtime sistematike", tha Blair.
Më tej ai ka dënuar masakrimin e civilit amerikan në Irak, i cili ishte marrë peng nga militantët, duke e cilësuar si akt barbar që nuk justifikohet në "botën e qytetëruar". Vrasja e tij ishte publikuar në një faqe interneti.
XS
SM
MD
LG