Pakti i Stabilitetit për Evropën Juglindore do përqëndrohet në përfshirjen gjithnjë e më të gjerë të Kosovës në projektet rajonale, duke respektuar Rezolutën 12 44, tha Koordinatori i paktit Erhard Busek. Duke folur para Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, Busek tha se organizmi që ai drejton do të vazhdojë të përkrahë Planin për Zbatimin e Standardeve. Duke dënuar dhunën e marsit, Busek tha se procesi demokratik në Ballkan është i pakthyeshëm dhe se zhvillimi ekonomik mbetet problem kryesor pasi mund të ketë ndikim në politikën e rajonit.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.