Ndërlidhjet

LUCERN


Ka përfunduar sot në Lucern tryeza "Shqiptarët dhe fqinjtë".
Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka vlerësuar se çështja e statusit të Kosovës dhe raporti ndërmjet Serbisë e Malit të Zi duhet zgjidhur sa më parë, sepse kjo mund të ngadalësojë procesin e integrimeve evropiane në rajon. Rrjedhimisht, shtoi Gjukanoviq, çështja e hapur e Kosovës dhe raporti Beograd-Podgoricë duhet zgjidhur me dinamikë të shpejtuar. Ndërkohë lideri i Partisë Demokratike të Shqipërisë Sali Berisha përkrahu pavarësinë e Malit të Zi. Në tryezën "Shqiptarët dhe Fqinjtë e tyre", poltikanët shqiptarë kanë vlerësuar se statusi i pazgjidhur i Kosovës po shkakton probleme të shumta në rajon.
XS
SM
MD
LG