Kabineti i Izraelit diskuton planin e kryeministrit Ariel Sharon për tërheqjen e njëanshme të Izraelit nga Rripi i Gazës.
"Kabineti diskuton planin e korrigjuar. E di se plani ka shkaktuar shumë shqetësime, por plani i ri i ka përgjigjet për shqetësimet e ministrave", tha Sharon.
Mediat izraelite raportuan se Sharoni nuk e ka shumicën në qeveri. Lidhur me propozimet izraelite, kryenegociatori palestinez Saeb Erekat deklaroi:
"Ne do jemi plotësisht përgjegjës për Rripin e Gazës apo cilit do vend tjetër, prej nga Izraeli do të tërhiqet.
Bëhet fjalë për çështjet e sigurisë, ekonomisë, bujqësisë, arsimit dhe shëndetësisë", tha Erekat.
Në zhvillime tjera, një helikopter ushtarak izraelit ka vrarë mëngjesin e sotëm një komandant militant të Hamasit dhe dy bashkëpunëtorët e tij në sulmin me raketa në Qytetin e Gazës.