Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryetari i Kosovës, Ibrahim Rugova ka zhvilluar një takim përshëndetës me zotin, Hari Holkeri, i cili dha dorëheqjen nga detyra e shefit të UNMIK-ut ditë më parë.
Rugova, pasi i ka shprehur mirënjohje për punën dhe angazhimin e tij, e ka dekoruar shefin e gjertanishëm të UNMIK-ut me "Medaljen për Shërbime Civile".
Kryetari i Kosovës tha se shpreson që zoti Holkeri do ta ndihmojë edhe më tej Kosovën. "Duke marrë parasysh autoritetin e tij ndërkombëtar, presim ndihmën e tij që të japë në çështjen e Kosovës", theksoi Rugova.
Hari Holkeri ka takime lamtumirëse edhe me kryetarin e Kuvendit Nexhat Dacin dhe me kryeministrin Bajram Rexhepi.
XS
SM
MD
LG