Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush tha se nuk ka patur zgjidhje tjetër përveç të përmbyset regjimi i presidentit të Irakut Saddam Hussein, të cilin ai e quajti "të çmendur".
Bush i bëri këto komente para ushtarakëve në Fort Lewis, në shtetin verilindor Uashington.
"Duhej të zgjidhja, t'i besoja fjalës së një të çmenduri apo ta mbroja Amerikën. Nisur nga kjo zgjidhje, unë gjithmonë do ta mbroj Amerikën. Falë trupave tona dhe të miqve tanë, një nga regjimet më të këqija dhe më brutale në histori, më nuk ekziston. Iraku sot është më i mirë. Amerika sot është më e sigurtë", tha George Bush.
"Për ta fituar luftën kundër terrorizmit, Shtetet e Bashkuara do t'i eliminojnë kërcënimet përpara se të vijnë, në vend që ta presin sulmin e ri dhe katastrofën e re", shtoi presidenti amerikan.