Ndërlidhjet

ENNIS, IRLANDË


Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara sot kanë ofruar mbështetjen e tyre të përbashkët për qeverinë e përkohshme të Irakut dhe janë pajtuar për ta përkrahur kërkesën e Bagdadit për ndihmë të Natos në stërvitje. Kjo marrëveshje u arrit gjatë samitit të sotëm ndërmjet presdientit amerikan, George Bush dhe liderëve të Bashkimit Evropian në Irlandë. Në konferencën për shtyp pas samitit, presidenti amerikan, George Bush u shpreh edhe për raportet ndërmjet Amerikës e vendeve evropiane lidhur me luftën në Irak:
-Mendoj se dallimet e hidhura për luftën kanë përfunduar. Disa njerëz nuk ishin pajtuar me vendimin që e mora unë dhe të tjerët. Por ne të gjithë pajtohemi se Iraku demokratik, paqësor dhe me integritet territorial të pacenuar është në të mirën e gjithë neve.

Agjencitë e lajmeve raportojnë se edhe sot, gjatë mbajtjes së samitit, afro 1 mijë persona, që kishin kundërshtuar luftën në Irak, morën pjesë në protestën paqësore që u zhvillua afër vendit ku u mbajt samiti i sotëm.
XS
SM
MD
LG