Ndërlidhjet

BEOGRAD


Presidenti i sapozgjedhur i Serbisë Boris Tadiq e ka cilësuar fitoren e vet si triumf ndaj "politikave të errëta" të së kaluarës.
Rezultatet tregojnë se reformatori pro-perëndimor Tadiq fitoi më shumë se 53% të votave në raundin e dytë të zgjedhjeve.
Sfiduesi i tij Tomisllav Nikoliq mori 45%.
Tadiq, kryetar i Partisë Demokratike, u zotua ta çojë Serbinë drejt integrimit me Bashkimin Evropian dhe aspiratave për anëtarësim në NATO.
"Vërtetë besoj se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme, në kuptimin e vlerave politike në Serbi. Jam kandidat pro-evropian, që nënkupton se jam për vlera të reja politike", tha Tadiq.
Ai gjithashtu u zotua për bashkëpunim me Tribunalin e Hagës.
Nikoliq ndërkaq i akuzoi politikanët serbë dhe ata perëndimorë, për të cilët tha se e përhapën frikën se Serbia mund të kthehet në izolim ndërkombëtar nëse ai do të fitonte.
XS
SM
MD
LG