Ministrja e jashtme e Austrisë, Benita Ferero Valdner u ka paraqitur sot ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian planin austriak për Kosovën. Por, ajo u tha gazetarëve në Bruksel, se "ende është herët të shihet se a do të jetë ky plan pjesë përbërëse e politikës së Bashkimit Evropian ndaj Kosovës". Zonja Ferero – Valdner ka shpjeguar se plani austriak, para se gjithash, tregon në domosdoshmërinë që para bisedimeve për statusin final, institucioneve të Kosovës tu jepet më tepër përgjegjësi. Ajo është shprehur se për bashkësinë serbe në Kosovë duhet të ketë më tepër siguri dhe vetëqeverisje.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.