Kryeministri britanik Tony Blair tha se pranon përgjegjësinë e plotë për gabimet e mundshme të shërbimeve informative para luftës në Irak. Deklarata e Blairit vjen pas publikimit të raportit zyrtar të Butlerit i cili, thotë se shërbimet informative të para luftës kanë pasur lëshime serioze.
Por, Blair e ka mbrojtur sërish vendimin për të hyrë në luftë, dhe ka thënë se rrëzimi i Saddamit nuk ishte gabim.
"Askush nuk ka gënjyer. Askush nuk i ka sajuar gjetjet e shërbimeve informative. Askush nuk ka futur gjëra në dosje në kundërshtim me këshillat e shërbimeve informative. Secili është munduar që të jap maksimun, për vendin që kalonte në rrethana të vështira," ka thënë Blair.
Në hetimin zyrtar, të udhëhequr nga Lordi Frederik Butler, thuhet se një nga arsyet kryesore të Shteteve të Bashkuara dhe të Britanisë për luftën në Irak – armët për shkatërrimin në masë- nuk është përkrahur nga shërbimet informative.
"Ne konkludojmë se Iraku nuk ka pasur rezerva domethënëse të armëve kimike ose biologjike në vend, të gatshme për t'i dislokuar, ose ndonjë plan për t'i përdorur ato", ka thënë Butler.
Megjithatë, raporti nuk e fajëson Blairin ose ndonjë anëtar të administratës së tij, dhe thotë se hetimi nuk ka gjetur evidenca të shtrembërimit të qëllimshëm.