Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti serb, Boris Tadic, është takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Colin Poeell dhe ka kërkuar investime amerikane në Serbi.
Tadic ka theksuar se Serbia ka nevojë urgjente për vende pune. Lidhur me gjendjen në Kosovë Tadic ka thënë se situata është e paqëndrueshme dhe ka bërë thirrje për mbrojtjen e pakicës serbe.
Ambasadori amerikan i ngarkuar me cështjet e krimeve të luftës, Pierre-Richard Prosper i ka ofruar presidentit të ri serb, Boris Tadic, mundësinë që në shkëmbim të arrestimit të Ratko Mlladicit, të shihet mundësia e gjykimit në Serbi të akuzuarve të tjerë nga Haga, përfshi dhe katër gjeneralët e lartë.
Ndërkaq mediat serbe kanë bërë të ditur se ministri i ngarkuar për bashkëpunim me Hagën, Rasim Lajic, është kërcënuar me vdekje.
XS
SM
MD
LG