Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë nuk do të zëvendësohet me asnjë mision tjetër para zgjidhjes së statusit final, ka thënë ambasadori i BE-së në Kosovë, Nikolaus Lambsdorff, duke komentuar idenë për zëvendësimin e UNMIK-ut me një mision evropian të quajtur EUMIK. Lambsdorff tha se ideja për vendosjen e misionit të EUMIK-ut në Kosovës nuk është diskutuar asnjëherë në Bruksel.
“Aktualisht ju keni misionin e OKB-së këtu. Kjo nuk do të ndryshojë në të ardhmen e afërt. Misioni i OKB është këtu dhe ka ende punë për të bërë derisa të zgjidhet statusi final, ka thënë Lambsdorff.
“Aktualisht ju keni misionin e OKB-së këtu. Kjo nuk do të ndryshojë në të ardhmen e afërt. Misioni i OKB është këtu dhe ka ende punë për të bërë derisa të zgjidhet statusi final, ka thënë Lambsdorff.