Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara kanë vendosur shkallën e lartë të sigurisë dhe gadishmërisë në vend, sidomos në institucionet financiare në qytetet kryesore Uashington dhe Nju Jork. Tom Ridge, kreu i departamentit për siguri kombëtare ka bërë të ditur se "bazuar në disa burime informacioni, Al-Qaida kërcënon të sulmojë institucionet financiare si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Bursa Ndërkombëtare etj. Automjetet bomb, duket të jenë mjeti më i mundshëm për t'u përdorur në sulme të tilla". Ridge, ka theksuar më tej se "burimet e këtyre informacioneve jane tepër të besueshme".
XS
SM
MD
LG