Ndërlidhjet

SHKUP


Kuvendi i Maqedonisë e ka miratuar ligjin për decentralizimin, i cili popullatës shqiptare në vend i jep më shumë pushtet.
Ligji që u miratua mbrëmë vonë, u hartua në bazë të marrëveshjes paqësore të Ohrit, e cila i dha fund konfliktit të vitit 2001.
Me legjislacionin e ri do të ndryshojnë kufinjtë e disa komunave, ndërsa gjuha shqipe do të bëhet gjuhë e dytë zyrtare në vend.
Partitë opozitare shqiptare thanë se ligji nuk i plotëson sa duhet nevojat e shqiptarëve, ndërsa shumë parti opozitare maqedonase e kanë kritikuar ligjin si hap të parë drejt federalizimit apo edhe drejt ndarjes së këtij vendi ballkanik.
XS
SM
MD
LG