Ndërlidhjet

NAXHAF


Lideri radikal i muslimanëve shiitë Moqtada al Sadr, ka bërë të ditur sot se "luftëtarët e tij janë të gatshëm të rifillojnë sulmet ndaj forcave amerikane në Naxhaf pas dështimit të bisedimeve të djeshme me qeverinë irakiane për ti dhënë fund konfliktit. Ndërkohë, këshilltari i qeverisë për çështje të sigurisë, Muvafak al-Rubaie, shprehu keqardhje për mos-suksesin e bisedimeve.
"Qeveria e Përkohëshme Irakiane, ka kërkuar nga militantët të ndërprejnë operimet e tyre, me qëllim të kthimit të Naxhafit në një qytet të qetë dhe të sigurtë", ka thënë al-Rubaje.
Ndërkohë raportohet për vrasjen e një ushtari amerikan, ukrainas dhe holandez, si dhe pesë hoalndezë të tjerë të plagosur.
XS
SM
MD
LG