Kryeministri i Turqisë Recep Tayyip Erdogan e ka paralajmëruar Bashkimin Evropian të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Turqisë.
"Ashtu si ne që nuk përzihemi në punët e brendshme të vendeve apo parlamenteve tjera, askush nuk ka të drejtë të përzihet në punët tona të brendshme, e as në punën e parlamentit tonë", tha Erdogan.
Vërejtjet e tij u bënë pasi Komisioni Evropian sot shprehu shqetësime për vonesën e reformave kyçe në kodin penal të Turqisë.
Partia e kryeministrit dje e tërhoqi paketën e projekt ligjeve, pasi qendra e majtë i bllokoi përpjekjet e Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit, që tradhëtia bashkëshortore të konsiderohet vepër kriminale.