Ndërlidhjet

BRUKSEL


"Bashkimi Evropian dhe Turqia i kanë zgjidhur kontraditat që rrezikonin mos marrjen parasysh të kërkesës së Turqisë për anëtarsim në bllokun 25 anëtarësh", deklaroi komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian Guenter Verheugen pas takimit që pati sot me kryeministrin turk Recep Tayip Erdogan në Bruksel.
"Arritëm të gjejmë një zgjidhje për problemet e mbetura rreth çështjes së Turqisë. Rrjedhimisht konstatojë se më nuk ka sfida përpara, dhe nuk ka më parakushte tjera që Turqia duhet ti përmbush që Komisioni Evropian ti bëjë rekomandimet e veta" tha Verheugen.
Bashkimi Evropian më 6 tetor pritet të lëshojë një raport mbi progresin e arritur në Turqi sipas të cilit do të vlerësohet nëse kjo e fundit është e gatshme të hyjë në negociatat për anëtarsim në familjen evropiane.
XS
SM
MD
LG