Ndërlidhjet

BEOGRAD/PRISHTINË


Presidenti i Serbisë Boris Tadiq ftoi serbët e Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 23 tetorit në Kosovë.
"Ftoj serbët e Kosovës të marrin pjesë në këto zgjedhje. Ftoj poashtu qeverinë e Serbisë dhe kryetarin e saj që ta rrespektojnë ligjin dhe të gjithë personave të zhvendosur t'ju mundësojë ta realizojnë të drejtën e tyre themelore njerëzore, të drejtën e votimit", tha presidenti i Serbisë Boris Tadiq gjatë një fjalimi në televizionin e Serbisë.
Mirëpo, Tadiq theksoi se nëse nuk rrespektohet kërkesa e tij, që brenda tre muajsh në Kosovë të krijohen organet e pushtetit lokalë serb të pranuara ndërkombëtarisht, do të kërkojë që deputetët serb ti kthejnë mandatet dhe ta braktisin Kuvendin e Kosovës.
Nga tjetër duke e komentuar thirrjen e presidentit të Serbisë, Boris Tadiq që serbët e Kosovës të dalin në zgjedhjet e 23 tetorit, kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi, tha për radion "Evropa e Lirë", se kjo thirrje nuk është e sinqertë duke shtuar se kushtëzimet janë përpjekje për ti legalizuar strukturat paralele serbe.
XS
SM
MD
LG