Ndërlidhjet

BAGDAD


Gjatë ditës janë sulmuar hotelet Sheraton dhe Palestina që gjenden në qendër të Bagdadit, cfarë është shoqëruar me shkëmbime zjarri, bëjnë të ditur agjencitë e lajmeve.
Hotelet në fjalë përdoren kryesisht nga gazetarët dhe kompanitë e huaja që gjenden në Irak.
Në të tjera zhvillime forcat e koalicionit dhe ato irakiane kanë arrestuar në pjesë të ndryshme të vendit 37 vetë. Ndërkaq 240 të burgosur janë liruar nga forcat amerikane në Irak.
Sipas forcave të koalicionit dy ushtarë amerikanë janë vrarë e dy të tjerë janë plagosur.
XS
SM
MD
LG