Është zhvilluar sot në Malishevë në prani të mijëra qytetarëve nga Kosova, ceremonia e varrimit e 15 gjimnazistëve nga Malisheva, që humbën jetën dy ditë më parë në një aksident trafiku në Fushë –Arrëz të Shqipërisë.
Në këtë ceremoni merrnin pjesë edhe përfaqësuesit më të lartë vendorë e ndërkombëtarë të Kosovës, përfaqësues të Qeverisë së Shqipërisë dhe të ardhur nga Maqedonia e Shqipëria.
Kreu i UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen i ka premtuar familjeve të viktimave se do të jenë më ta edhe më tej për të ndihmuar në lehtësimin e dhimbjes.
Kryeparlamentari Daci u lut që tragjedi të tilla të mos ndodhin më, duke kujtuar tragjedinë e janarit në Vlorë dhe këtë të nxënësve të Malishevës në Fushë Arrëz.
Nga ana tjetër kryeminsitri Rexhepi ashtu si dhe kryeadministratori Petersen falenderuan autoritetet në Shqipëri për ndihmën dhe angazhimin e tyre.
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pandeli Majko ka theksuar se cdo humbje në Kosovë është e tillë dhe në Shqipëri e ansajelltas.
Sot në Kosovë është dita e dytë e zisë dhe partitë politike kanë ndërprerë fushatën zgjedhore.