Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në të gjithë Kosovën po zhvillohen zgjedhjet parlamentare. 566 qendra votimi me gjithsej 1622 vendvotime janë hapur në Kosovë. Në Serbi dhe në Mal të zi ndërkaq do të jenë të hapura 20 qendra votimi me 115 vendvotime. Deri në orët e para të pasdites sipas Adnan Merovcit, kryeshef i sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kishin dalë në votime 30% e zgjedhësve të regjistruar. Votimet kanë filluar sipas planit në orën shtatë të mëngjesit e do të jenë të hapura deri në orën tetë të mbrëmjes, kanë deklaruar zyrtarët e OSBE-së dhe disa misioneve vëzhguese.
Edhe zëdhënësi i OSBE-së, Sven Lindholm ka bërë të ditur tha se gjithçka po shkon si duhet. Njoftohet se shumica e serbëve të Kosovës nuk po merr pjesë në zgjedhje.
33 subjekte politike me 1'315 kandidatë presin sot votat e rreth 1 milion e ka 400 mijë qytetarëve të Kosovës me të drejtë vote, për të udhëhequr institucionet e Kosovës, mandati i të cilave është zgjatur nga tre në katër vjet. (Më gjerësisht në rubrikën Aktuale)
XS
SM
MD
LG