Ndërlidhjet

UASHINGTON


Amerikanët kanë votuar për presidentin e ri të vendit, por ende askush nuk është shpallur fitues. Informacionet tregojnë se presidenti, George Bush, udhëheq ndaj senatorit demokrat John Kerry, duke fituar votat e më shume kolegjeve zgjedhore, por dhe atë popullore me mbi 3 milionë vota. Vëmendja është përqëndruar në shtetin e Ohajo, ku vota konsiderohet tepër e afërt.
Kreu i ekipit të Shtëpisë së Bardhë, Endrju Kard, ka deklaruar mëngjesin e sotëm, para mbështetësve të presidentit në qendrën Regan, se Bush aktualisht kryeson edhe në Ohajo.
"Në Ohajo presidenti Bush udhëheq me 140 mijë vota. Zyra e Sekretarit të shtetit të Ohajos na ka bërë të ditur se përparësia e Bushit nuk mund të bjerë, ndonëse ka ende vota të panumëruara", tha zyrtari i lartë i Shtëpisë së Bardhë.
Shteti i Ohajos ka 20 vota elektorale, cfarë do t'i jepte kandidatit që do fitonte ato fitoren në zgjedhjet presidenciale. Kandidatët luftojnë për 270 vota elektorale, derisa aktualisht Bush ka siguruar 254 vota elektorale kurse Kerry 252.
Ndërkohë në Kongres, rezultatet tregojnë se Partia Republikane e presidentit George Bush do ta mbajë kontrollin në Senatin e Shteteve të Bashkuara, dhe do ta kenë kontrollin edhe në mesin e 435 anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve. (Me gjeresisht ne Aktuale)
XS
SM
MD
LG