Ndërlidhjet

BEOGRAD


"Policia serbe po punon intensivisht në kapjen e personave të kërkuar nga Gjykata e Kombeve të Bashkuara për ish-Jugosllavinë, por përparësia e tyre është t'i detyrojnë të akuzuarit që të dorëzohen vullnetarisht." Kështu ka deklaruar ministri i brendshëm i Serbisë, Dragan Jocic, për të shtuar se qeveria aktuale është e gatshme të bashkëpunojë me Gjykatën Ndërkombëtare.
Gjykata e Hagës kërkon nga Beogradi arrestimin e 15 të akuzuarve për krime lufte, krime kundër njerëzimit e gjenocid. Ratko Mlladic dhe Radovan Karaxhiq janë në krye të listës së të kërkuarve.
XS
SM
MD
LG