Ndërlidhjet

KABUL


Në Afganistan kanë filluar bisedimet direkte ndërmjet militantëve afganë, të cilët i kanë rrëmbyer tre punonjësit ndërkombtarë dhe përfaqësuesve të Kombeve të Bashkuara , ka deklaruar një anëtar i grupit Jaish-e Muslimeen (Ushtria Myslimane).
Agjencia Reuters njofton se Sabir Mohmin ka thënë që liderët e grupit janë takuar në një lokacion të fshehtë me 6 zyrtarë të qeverisë dhe të Kombeve të Bashkuara, në përpjekje për lirimin e tre pengjve të rrëmbyer në 28 tetor në Kabul
Rrëmbyesit janë kërcënuar se do t'i vrasin pengjët Angelito Nayan nga Filipinet, Anetta Flanigan nga Irlanda dhe Shqipe Hebibin nga Kosova, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen deri të shtunën në mbrëmje.
Në video-incizimin e fundit të transmetuar nga një kanal privat televiziv në Pakistan, shihen tre pengjët, të cilët përpiqen t'i shpjegojnë rrëmbyesit të maskuar se ata nuk kanë kurrfarë lidhje me forcat e huaja që gjenden në Afganistan.
XS
SM
MD
LG