Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen ka takuar sonte (e enjte) presidentin e Kosovës Ibrahim Rugovën dhe kryetarin e AAK_së Ramush Haradinaj, për të diskutuar modalitetet e marrëveshjes së arritur mes LDK-së e AAK-së për krijimin e koalicionit qeveritar.
Jessen Petersen ka thënë se marrëveshja paraqet një marrëveshje mes partive polike dhe "besoj se paraqet zërin e votuesve në zgjedhjet e fundit."
Ai u ka sugjeruar protagonistëve të marrëveshjes që të caktojnë ministrat më të mirë duke pasur parasysh, sic ka thënë ai, se "Kosovën e pret procesi i rëndësishëm i vlerësimit të standardeve."
Ai ka thënë se nuk do të përzihet në marrëveshjen e arritur e as në propozimin e kandidatit për kryeministër.
"Nëse unë do t'i thoja JO këtij kandidati atëherë do t'i thoja JO demokracisë", ka thënë Jessen Petersen.
XS
SM
MD
LG