Ndërlidhjet

KABUL


Kombet e Bashkuara e ripërsëritën kërkesën për lirimin e tre punonjësve të vet në Afganistan.
Anneta Flanigan, Shqipe Hebibi dhe Angelito Nayan u rrëmbyen para 25 ditësh në Kabul. Ju përsërisim kërkesën për t'i liruar, që të mund t'u bashkohen familjeve dhe miqve të tyre", tha zëdhënësi Manoel de Almeida e Silva, duke shtuar se dje rreth 50 gra afgane janë ofruar t'u zënë vendin pengjve.
Diplomatët kanë thënë se negociatat me pengmarrësit po vazhdojnë, por ka paqartësi se kush qëndron pas rrëmbimit.
Ndërkohë autoritetet afgane po hetojnë nëse një pengmarrës i dyshuar për rrëmbimin e punonjësve ndërkombëtarë është torturuar përpara se të vdesë në paraburgim.
XS
SM
MD
LG