Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

KABUL


Shqipe Hebibi dhe dy kolegët e saj, tashmë të liruar nga militantë afganë, falenderuan sot presidentin dhe popullin afgan dhe thanë se vetëm mendimi për ribashkim me familjen i ka mbajtur gjallë sa ishin të rrëmbyer.
"Shpresoj që të mos ndodhin më gjëra të tilla kurrë në Afganistan, pasi që është në kundërshtim me mikëpritjen afgane", ka thënë Hamid Karzai, pas takimit me pengjet.
Në emër të tre pengjeve, Anetta Flanigan ka lexuar një deklaratë në të cilën thuhet se "përvoja e tmerrshme nëpër të cilën kanë kaluar nuk e ka ndërruar qëndrimin e tyre ndaj popullit afgan."
XS
SM
MD
LG