Ndërlidhjet

TEHERAN


Hasan Rouhani, zyrtari iranian i ngarkuar për programet bërthamore, ka deklaruar se vendi i tij vetëm ka pezulluar për një periudhë disa mujore aktivitetet që lidhen me pasurimin e uraniumit, por nuk do t'i ndërpresë ato përgjithmonë.
Lidhur me marrëveshjen e arritur me Britaninë, Francën e Gjermaninë, Rouani ka theksuar:
"Evropianët duhet t'i japin Republikës islamike të Iranit garanci serioze lidhur me bashkëpunimin në qasjen ndaj teknologjisë moderne, përfshi teknologji bërthamore si dhe bashkëpunim ekonomik politik dhe në cështjet e sigurisë."
Shtetet e Bashkuara kanë përsëritur se nuk e përjashtojnë mundësinë e cuarjes në Këshillin e Sigurimit të cështjes së programeve bërthamore të Iranit.
XS
SM
MD
LG