Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presideni amerikan, George Bush e shpalli sot nominimin e Bernard Kerikut për udhëheqës të ri të Departamentit për sigurinë e brendshme. Zoti Kerik ishte komisionar i policisë së Nju Jorkut kur ndodhën sulmet e 11 Shtatorit të vitit 2001. Me këtë rast zoti Bush tha:
- Berni Keriku i kupton detyrat e Amerikës pas 11 Shtatorit. Vendosmëria që ndjeu ai atë mëngjes do ta udhëheqë atë për çdo ditë në punën e tij.

Udhëheqësi i mëparshëm i këtij departamenti Tom Ridge, para disa ditësh paraqiti dorëheqje. Nga Uashingtoni sot arriti edhe lajmi për dorëheqjen e sektretarit amerikan për Shërbime shëndetësore dhe humanitare, Tommy Thompson.
XS
SM
MD
LG