Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë sot se është i gatshëm për dialog me Beogradin. Në një intervistë dhënë mediave serbe, Haradinaj ka thënë se është i gatshëm që në cdo moment të bisedojë me këdo në Beograd. "Nuk kam paragjykime, e di cka do të bëjë për Kosovën, është e nevojshme që të takohemi dhe të diskutojmë për të gjitha cështjet, që janë në interes të kosovarëve dhe serbëve", ka thënë Haradinaj. Ai ka thënë se plani i qeverisë serbe për Kosovën është i papranueshëm madje edhe për vetë Serbinë. Haradinaj ka thënë se Serbia udhëheq politikë konfuze ndaj Kosovës dhe për këtë serbët kanë mbetur jashtë procesit në Kosovë. "Po të kishin dalë serbët në zgjedhje dhe të merrnin 20 vende do votonin ndryshe në parlament dhe ndoshta unë nuk do isha zgjedhur kryeministër", ka thënë Hradinaj, për të shtuar se është i gatshëm që në cdo kohë t'i dëgjojë dhe të diskutojë me serbët e Kosovës.
XS
SM
MD
LG