Ndërlidhjet

SOFJE


Sekretari amerikan i shtetit Colin Powell hodhi poshtë sot akuzar ruse se perëndimi është angazhuar në manipulime politike me qëllim që të zgjerojë ndikimin e tij në Ukrainë dhe republikat tjera ish sovjetike.
Powell, i cili po merr pjesë në takimin e OSBE-së në Bullgari, tha se Shtetet e Bashkuara përkrahin pavarësinë dhe sovranitetin e Ukrainës.
"Sot, i bashkohem zërit të kolegëve të mi për përkrahjen e pavarësisë, integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës. Ne të gjithë e përkrahim procesin demokratik që po zhvillohet atje dhe kërkojmë një rezultat që reflekton vullnetin e vërtetë të popullit të Ukrainës", ka thënë Powell.
XS
SM
MD
LG