Ndërlidhjet

BEOGRAD


Serbia do përballet me paqëndrueshmëri nëse qeveria dorëzon me forcë pranë Gjykatës së Hagës katër gjeneralët e akuzuar për krime lufte në Kosovë. Kjo ka qenë deklarata e zëvendësshefit të radikalëve serbe, Tomisllav Nikoliq, që erdhi si kundërpërgjigje ndaj zëvendëskryeministrit serb, Mirosllav Labus, i cili kërkoi dorëzimin e të akuzuarve nga Haga para 27 janarit.
Nikoliq ka theksuar se ka marrë premtimin e Koshtunicës se gjeneralët nuk do të dorëzohen, derisa e ka kërcënuar kryeministrin me heqjen e mbështetjes nëse merr një hap të tillë.
XS
SM
MD
LG