Pavarësia e Kosovës ishte e pashmangshme pas tetë vjetësh nën administrimin ndërkombëtar, tha ministri i Jashtëm i Italisë, Massimo D'Alema, duke shtuar se Italia po përgatitet për njohjen formale të pavarësisë së Kosovës.
"Pavarësia e Kosovës është rezultat i pashmangshëm. Kosova nuk ka qenë pjesë e Serbisë prej vitit 1999, kur u bë protektorat ndërkombëtar", tha D'Alema.
"Kosova nuk mund të mbetet përgjithmonë nën administrimin ndërkombëtar dhe kosovarët nuk duan të mbeten më nën dominimin e Serbisë", ka thënë shefi i diplomacisë italiane.