Ndërlidhjet

JERUSALEM


Qeveria izraelite ka vendosur që të intensifikojë “luftën anti-terroriste” me një varg masash kundër palestinezëve përfshirë edhe urdhërimin e vrasjeve të liderëve të dyshuar militantë, pas sulmeve të djeshme vetëvrasëse në Tel Aviv që lanë 23 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur.
“Gjendemi në mes të një lufte dhe jemi të vendosur që t,a fitojmë. Presioni ynë kundër grupeve terroriste nuk do të zvogëlohet, por do te vazhdojmë pamëshirëshëm derisa të jemi në gjendje të kemi ate qetësi që e dëshirojmë të gjithë”, ka deklaruar zëdhënësi i qeverisë izraelite, Rannan Gissin.
Sot helikopterët izraelitë shkrepën raketa kundër caqeve në Qytetin e Gazës për të cilat armata thotë se shfrytëzohen për sajimin e armëve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG