Ndërlidhjet

UASHINGTON


Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha në mbrëmje se Qeveria e Shteteve të Bashkuara NUK ka marrë sinjalizime se lideri Irakian, Saddam Hussein do të largohet nga Iraku para afatit të fundit të vënë nga presidenti George Bush. Shtetet e Bashkuara i kanë vënë ultimatum Saddamit dhe djemëve të tij që deri sonte në orën dy pas mesnate të shkojnë në egzil ose të ballafaqohen me sulmin e prirë nga Shtetet e Bashkuara.
Bahreini para dite i ofroi azil liderit irakian, i cili ka thënë disa herë se nuk do të shkojë në egzil.
Deputetët e parlamentit irakian i dërguan një letër liderit të tyre duke u zotuar të mbrojnë Irakun dhe të ndjekin rrugën e "heroizmit dhe martirizimit".
Oficerë të ushtrisë amerikane dhe zyrtarë kuvajtianë thanë se një numër i vogël ushtarësh irakianë sot kanë kaluar kufirin dhe u janë dorëzuar në Kuvajt trupave të Shteteve të Bashkuara, por numri i saktë i të dorëzuarve nuk dihet.
Mijra trupa amerikane dhe makineri janë afruar sot buzë zonës së demilitarizuar të OKB-së- pesë kilometra nga kufuri Kuavjtiano-irakian.
Izraeli i ka urdhëruar sot qytetarët e tij të mbajnë gas-maska gjithë kohën në pritje të një sulmi të prirë nga Shtetet e Bashkuara kundër Irakut.
XS
SM
MD
LG