Ndërlidhjet

DOHUK – IRAK


Luftëtarët kurdë në veri të Irakut, kanë marrë nën kontroll qytetin e Ain Sifnit, 45 kilometra në verilindje të Mosulit.
Burimet kurde thonë se kanë humbur një ushtar dhe një tjetër është plagosur, ndërsa ato irakene kanë thënë se kjo nuk është e vërtetë.
Luftëtarët kurdë dhe trupat amerikane po ecin drejt qyteteve kryesore të veriut të Irakut, Mosul dhe Kirkuk.
Gjatë ditës së sotme mësohet se një aeroplan ushtarak amerikan ka goditur gabimisht luftëtarët kurdë, ku për pasojë kanë humbur jetën 10-12 persona.
Njoftohet se nga ky incident kanë pësuar dhe forcat tokësore amerikane dhe civilët.
XS
SM
MD
LG