Sulmi i trupave të Shteteve të Bashkuara në Badgad është përshkruar më tepër si "paraqitje e forcës" se sa si sulm përfundimtar për të marrë kryeqytetin e Irakut.
Zëdhënësi në Komandën Qendrore amerikane tha se komandantët në terren do të vendosin nëse do të mbesin në hapësirat dhe vendet ku kanë depërtuar.
Gjenerali Vincent Brooks tha se regjimi i Irakut nuk ka kontroll në pjesën më të madhe të kryeqytetit.
”Sulmi i dytë në zemër të Bagdadit, në lokacionet kyçe të regjimit, duke shkatërruar secilën forcë mbrojtëse dhe duke mbrojtur popullësinë civile dhe infrastrukturën e qytetit, e ka përforcuar realitetin se regjimi nuk e ka nën kontroll pjesën më të madhe të qytetit”- tha gjenerali Brooks.
Afro 100 makina të blinduara ushtarake amerikane, përfshirë këtu edhe 70 tanke, kishin marrë pjesë në sulmin në Bagdad, që ishte ndërhyrja më e madhe në kryeqytet në 19 ditët e luftës në Irak.