Ndërlidhjet

PEKIN


Numri i vdekjeve të shkaktuara nga pneumonia misterioze e njohur me shkurtesën S.A.R.S ka shkuar në 300.
Në Kinë, ku besohet ta ketë zanafillën S.A.R.S, janë shënuar 122 viktima dhe në Hong Kong 121.
Kanadaja me 19 viktima duket se është vendi më i prekur jashtë kontinentit aziatik.
Në të gjithë botën deri tani janë regjistruar 5000 raste të të sëmurëve nga kjo sëmundje.
Në Kuala Lumpur, drejtuesit e sektorit shëndetësor të Kinës, Hong Kongut, Japonisë dhe vendeve të tjera aziatike kanë përfunduar një takim dy ditor, ku është diskutuar mbi pasojat dhe masat që duhen marrë për parandalimin e S.A.R.S.
XS
SM
MD
LG