Rreth 200 delegatë janë takuar në Bagdat të diskutojnë qeverisjen e Irakut pas rënies së Sadam Huseinit.
Takimi drejtohej nga Jay Garner, administratori civil amerikan për Irakun. Rindërtimi i Irakut është detyrë e vështirë ka vlerësuar gjenerali në pension.
"Tani përgjegjësia jonë është tepër e madhe, pasi ata që nisën qytetërimin këtu, mijëra vjet më parë, na e kanë lënë neve detyrën që të sjellim demokracinë ", tha Garner.
Në mesin e pjesëmarrësve ishin përfaqësuesit e Kongresit Kombëtar Irakian dhe të Këshillit suprem Islamik. Këta të fundit kanë pasur qendrën në Iran.