Ndërlidhjet

KASTELLORIZO/GREQI


Franca dhe Gjermania, kritikët më të rreptë të Amerikës në luftën e Irakut, tumirën sot pa entuziazëm planin e Uashingtionit për ndarjen e Irakut në tre zona dhe vendosjen e një force stabilizuese që i përjashton ata dhe Kombet e Bashkuara.
Plani i Shteteve të Bashkuara, si'ç duket, u erdhi si befasi ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian që u takuan në Greqi.
Raportohet se Shtetet e Bashkuara kanë propozuar të ndajnë Irakun në tre rajone, në dy prej të cilëve forcën stabilizuese do t'e koordinonin Britania dhe Polonia, kurse në të tretin- Shtetet e Bashkuara.
Zyrtarët amerikanë thonë se Danimarka, Holanda, Italia, Spanja, Ukraina dhe Bullgaria do të japin trupa.
Sekretari i Jashtëm britanik, Jack Straw, duke folur me homologët e tij gjermanë dhe francezë anash tubimit, tha se Kombet e Bashkuara do të kenë ''rol vital'' në ndihmat humanitare, por nuk do të marrin pjesë në forcën stabilizuese.
XS
SM
MD
LG