Ministria britanike e Mbrojtjes njofton se të paktën gjashtë fëmijë irakianë janë vrarë, kurse shtatë të tjerë janë plagosur ditën e hënë në Basra nga shpërthimi i një bombe, të cilën e mbanin nëpër duar.
Organizata Botërore e Shëndetësisë sot tërhoqi vëmendjen se në mesin e banorëve të Basrës ka shpërthyer kolera, por thotë se epidemia është nën kontroll.
Në dy aksidente të veçanta në jug dhe në veri të Irakut, dje dhe sot kanë humbur jetën dy ushtarë amerikanë, thanë oficerët e armatës së Shteteve të Bashkuara.