Ndërlidhjet

AFARISTËT KOSOVARË DUHET TË BASHKOHEN PËR TË BLERË NDËRMARRJET SHOQËRORE


Nexhmi Rexha profesor i ekonomisë në Universitetin Perth, Australi

RADIO EVROPA E LIRE
Zoti Rexha si e komentoni ju privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë?

NEXHMI REXHA
Privatizimi do të ndikojë në riaktivizimin e ndërmarrjeve joaktive dhe do të nxisë punën e e ndërmarrjeve aktive. Mendoj se Agjencia Kosovare e Mirëbesimit (AKM) që e udhëheq këtë proces, ka hartuar një model të mirë dhe unë e vlerësoj të qëlluar, por gjithsesi priten sfida serioze gjatë zbatimit të tij.

RADIO EVROPA E LIRË
Si i shihni ju komunitetin e biznesit në Kosovë. Çfarë do të duhej të ndërmarrin ata?

NEXHMI REXHA
Afaristët e Kosovës duhet të fillojnë të bashkëpunojnë midis tyre. Tani është radha që ndërmarrjet e vogla kosovare, sado të vogla që janë ato, me ndihmën e bankave t'i bashkojnë forcat financiare e teknologjike dhe të aftësohen për hapa seriozë ndërmarrës si është blerja e ndërmarrjeve shoqërore. Ndoshta këto ndërmarrje do të ishte mirë që të sjellin partnerë nga jashtë, që së bashku të blejnë ndërmarrje shoqërore në Kosovë. Që procesi i privatizimit të jetë i suksesshëm mendoj se qeveria dhe institucionet duhet të ndihmojnë gjithashtu.


RADIO EVROPA E LIRË
Çfarë do të thotë metoda spin off?

NEXHMI REXHA
Në të vërtetë kemi dy metoda që do të përdoren gjatë privatizimit në Kosovë. Agjencia Kosovare e Mirëbesimit i kategorizoi ndërmarrjet shoqërore në dy grupe të mëdha: ndërmarrjet që kanë rënë nga funksioni dhe të cilat pas privatizimit nuk pritet të kenë efekte nga veprimtaria e tyre e mëparshme, dhe grupi i dytë janë ndërmarrjet aktive që pak a shumë tani afarojnë në veprimtarinë e tyre të mëparshme dhe të cilat nuk kishin kapital e ekipe drejtuese do të mund të bëhen fitimprurëse. Problemi është të privatizohen ndërmarrjet aktive shoqërore. Gjatë privatizimit të këtyre ndërmarrjeve do të zbatohet metoda e spin off-it, e cila do të thotë që përveç parave që priten nga privatizimi, duhet të pritet të sigurohen edhe efekte të reja. Këto mendohet të jenë ardhja e kapitalit, përtëritja e kuadrove, të cilët do të rrisin punësimin, lidhja me ndërmarrjet e tjera të ekonomisë, efektet pozitive në ndryshimin e strukturës së ekonomisë, rritja e fuqisë konkurruese së eknomisë në përgjithësi dhe dalja në tregjet e jashtme në veçanti. Zgjidhja e problemeve sociale për shkak të pushimit të punëtorëve që kanë punuar në këto ish-ndërmarrje, gjithashtu është një prej efektve të spin off-it. Gjatë privatizimit me spin off AKM duhet të jetë shumë e kujdesshme të zgjedhë ofertën, e cila ofron një zgjidhje më të favorshme në pikëpamje të çmimit të ofruar dhe efekteve përcjellëse dhe të minimizojë problemet sociale.

RADIO EVROPAE LIRË
Çfarë i sjell privatizimi ekonomisë kosovare?

NEXHMI REXHA
Privatizimi ekonomisë kosovare duhet t'i sjellë një ekonomizim, afarizëm më rentabël, duhet të mundësojë që ekonomia kosovare të aftësohet për produkte racionale e që njerëzit, të cilët i blejnë ato ndërmarrje të jenë shumë të lidhur me efektet që do t'i kenë ato ndërmarrje. Privatizimi do të hapë rrugën për inkuadrimin e Kosovës në rrjedhat ndërkombëtare të punës.

Intervistoi Lulzim Mjeku

XS
SM
MD
LG