Ndërlidhjet

TEHERAN


Policia e Iranit arrestoi disa ithtarë të regjimit që sulmuan mbrëmë me zinxhirë e thika konviktet e studentëve në Teheran. Policia ua tërheq vërejtjen atyre të mos e marrin ligjin në duart e veta. Rrugët e Teheranit sot janë të qeta, pas katër net dhune dhe protestave kundër qeveritare. Televizioni iranian njoftoi për 100 të arrestuar, të cilët i përshkroi si huliganë që kanë shkelur rendin publik dhe brohoritur parulla kundër liderëve islamikë iranianë. Disa protestues kërkuan dorëheqjen e kryetarit iranian Mohamad Khatami, i cili nuk i zbatoi reformat e premtuara.
XS
SM
MD
LG