Ndërlidhjet

PORTO CARRAS


Liderët e Bashkimit Evropian dhe të 10 vendeve që vitin e ardhshëm do t'i bashkangjiten unionit, në ditën e dytë të samitit në Greqi, u dakorduan mbi projekt kushtetutën e Bashkimit Evropian.
Kushtetuta e propozuar parasheh formimin e posteve të presidentit dhe ministrit të jashtëm të unionit.
Liderët e BE-së gjithashtu pritet ta mbështesin strategjinë e shefit të Politikës së Jashtme Havier Solana, për bashkëpunimin më të ngushtë ndërmjet Evropës dhe Shteteve të Bashkuara lidhur me kërcënimet globale të sigurisë.
Në agjendën e sotme janë edhe Lindja e Mesme dhe Irani.
XS
SM
MD
LG