Ndërlidhjet

PORTO CARRAS


Komisioneri për Politikë të Jashtme i BE-së Chriss Patten tha se samiti i nesërm i Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor do ta demonstrojë "fatin evropian" të 5 vendeve në rajon.
Chriss Patten tha se megjithëse datat për anëtarësim ende nuk mund të caktohen, 5 vendet po i ndjekin hapat e 10 vendeve që do ti bashkangjiten unionit vitin e ardhshëm.
Patten tha se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet ti vazhdojnë reformat e tyre politike dhe ekonomike, kurse shpejtësia e progresit të tyre do ta përcaktojë shpejtësinë, me të cilën ato do të ecin drejt Bashkimit Evropian.
Në ditën e dytë të samitit në Greqi, pjesëmarrësit u dakorduan mbi projekt kushtetutën e Bashkimit Evropian.
Kushtetuta e propozuar parasheh formimin e posteve të presidentit dhe ministrit të jashtëm të unionit.
Liderët e BE-së e mbështetën edhe strategjinë e shefit të Politikës së Jashtme Havier Solana, për bashkëpunimin më të ngushtë ndërmjet Evropës dhe Shteteve të Bashkuara lidhur me kërcënimet globale të sigurisë.
XS
SM
MD
LG