Ndërlidhjet

BAGDAD


Dy ushtarët amerikanë të zhdukur para tre ditësh në Irak, sot janë gjetur të vdekur.
Zëdhënësi i ushtrisë, koloneli Martin Compton tha se kufomat e ushtarëve ishin zbuluar rreth 30 kilometra në veriperëndim të Bagdadit.
Zbulimi u bë në mesin e sulmeve të shtuara guerile dhe sabotazheve kundër forcave të koalicionit në Irak.
Një ushtar amerikan u vra dhe katër u plagosën mbrëmë kur autokolona e tyre u sulmua në verilindje të Bagdadit.
Sekretari amerikan i mbrojtjes Donald Ramsfeld i ka akuzuar lojalistët dhe simpatizantët e partisë Baath të Saddam Husseinit.
Por, Rumsfeld tha se aktet e dhunës nuk mund të përshkruhen si "luftë guerile".
XS
SM
MD
LG