Ndërlidhjet

TIRANË


Përfundoi samiti treditësh i presidentëve të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë, me vlerësimin e përbashkët se Koridori –8 evropian është element i rëndësishëm i bashkëpunimit rajonal, duke theksuar rëndësinë e tij për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik, stabilitetin dhe sigurinë në rajon dhe si rrugë drejtë integrimeve evropiane.
Tre presidentët kishin filluar një samit pardje në Bullgari, e vazhduan dje në Maqedoni dhe e përfunduan sot në Shqipëri, që kishte për qëllim demostrimin e vullnetit politik dhe gadishmërinë për ndërtimin e përbashkët të këtij korridori që përmes Maqedonisë lidh bregdetin adriatik shqiptar me bregdetin e zi bullgar.
Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ka vlerësuar se me projektet sikurse Koridori-8 dhe të tjerë duhet bindur Evropën se konfliktet në rajon kanë marrë fund dhe se vendet e rajonit synojnë integrimet evropiane.
Ambasadori italjan, Imre Janucci ka thënë se vendi i tij, që kryeson me BE-në, do të angazhohet për përfundimin e projektit Koridori-8.
XS
SM
MD
LG