Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush ka dënuar kryerësit e sulmit kundër stafit të Kombeve të Bashkuara në Irak si ''armiq të botës së civilizuar''.
Ai ka theksuar se ata që kanë marrë përsipër rindërtimin e Irakut nuk do të zbrapsen nga ky sulm, kurse përpjekjet e tyre do të vazhdojnë.
'' Iraku ndodhet në kursin e pakthyeshëm drejtë vetë-qeverisjes dhe paqës, kurse Amerika dhe miqët e saj në Kombet e Bashkuara do të qëndrojnë me popullin irakian derisa të marrë në dorë fatin e vedit dhe ardhmërinë e tij'', ka deklaruar presidenti i Shteteve të Bashkuara.
George Bush tha se ka urdhëruar administratorin amerikan të Irakut, Paul Bremer që t'i japë të gjithë ndihmën stafit të Kombeve të Bashkuara në Irak.
XS
SM
MD
LG