Aeroplanët luftarakë izralitë sot ndërmorën sulme ajrore në qytetin e Gazës. Dëshmitarët thanë se caku i sulmeve ishte shtëpia e lideri të Hamasit, Mahmoud Zahar, i cili ka pësuar lëndime të lehta, por djali dhe roja e tij wshtw vrarë. Njoftohet edhe për rreth 20 persona të tjerë të plagosur. Nabil Abu Rdeineh, këshilltar i presdientit palestinez, Jaser Arafat, i ka dënuar këto sulme, duke thënë se akte e tilla çojnë në vazhdimin e ciklit të dhunës. Rdeineh ka theksuar nevojën e një intervenimi ndërkombëtar për t'i dhënë fund dhunës midis Izraelit dhe Palestinezëve. Kryeministri izraelit, Ariel Sharon ka ndërprerë vizitën e tij në Indi, për shkak të sulmeve të djeshme vetëvrasëse në Tel Aviv dhe Jerusalem, ku humbën jetën së paku 15 njerëz.